14:20 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drake, reagon ndaj babait për ekzagjerim problemesh për të fituar para

Reperi Drake ka reaguar ndaj akuzave të babait të tij se ai ka ekzagjeruar problemet e tyre personale për të shitur më shumë albume dhe fituar para.

32- vjeçari kanadez shpesh herë ka “shfrytëzuar” në muzikën e tij ndarjen e prindërve kur ai ishte fëmijë dhe problemet e babait me alkoolin.

Babai i reperit, Dennis Graham, në një intervistë për “Power 106” me Nick Cannon deklaroi se artisti ka për të fituar para, duke përdorur ngjarjet e tij nga jeta personale madje edhe duke i zmadhuar ato, transmeton Indeksonline.

“Unë kam qenë gjithmonë me Draken. Unë bisedoj me të nëse jo çdo ditë, çdo dy ditë. Një ditë unë i thashë: “Drake, pse po thua të gjitha këto gjëra të ndryshme për mua, burrë? Kjo nuk është mirë”, dhe ai më tha:” Baba, kështu po shes albume”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Drakes për intervistën e babait. Reperi këtë reagim e bëri përmes një shkrimi në InstaStory.

“U zgjova sot kaq i lënduar, babai im do t’i thotë çka do kujtdo që është i gatshëm ta dëgjojë”.

“Është e trishtë kur familja bëhet kështu, por çfarë mund të bëjmë ne me të vërtetë se janë njerëzit me të cilët kemi ngecur, çdo rresht që kam kënduar ndonjëherë ishte e vërteta dhe e vërteta është e vështirë për t’u pranuar nga disa njerëz”, ka shkruar Drake.

Ndryshe, kujtojmë se promovimi i fundit i Drake është bashkëpunimi me Rick Ross “Money In The Grave”./Indeksonline/