75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 20 Prill 2026 / F.R

Drake shihet në xhirime me djalin e tij, emri i të birit tingëllon shqip

Reperi kanadez Drake vazhdon të tërheqë vëmendje, jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për përfshirjen e familjes në projektet artistike.

Së fundmi, artisti është fotografuar duke xhiruar një videoklip të ri muzikor në Kanada, ku në sy ra prania e djalit të tij, Adonis Graham. 8-vjeçari u shfaq i buzëqeshur në sheshxhirim, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.

Drake dhe djali i tij Adonis, imazhi direkt 1

Gjatë xhirimeve, Adonis është kapur nga kamerat teksa qëndronte pas timonit të një veture policie të Torontos, i ulur në sediljen e shoferit një moment që pritet të jetë pjesë e videoklipit. Kjo nuk është hera e parë që ai bëhet pjesë e projekteve të të atit.

Drake dhe djali i tij Adonis, imazhi direkt 2

Ai ishte shfaqur edhe më parë në videoklipin e vitit 2023 të këngës 8AM in Charlotte. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një incidenti në Toronto, ku është raportuar për një shpërthim gjatë xhirimeve të një projekti filmik.

Sipas raportimeve të The New York Times, bëhej fjalë për një skenë të kontrolluar xhirimi. Vetë Drake duket se ka konfirmuar indirekt përfshirjen e tij, duke ripostuar pamje nga momenti në Instagram.

Me këtë projekt të ri, Drake jo vetëm që vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore, por edhe të sjellë elemente personale që e bëjnë artin e tij më të afërt me publikun./IndeksOnline/