09:55 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Drake thyen rekord për çmimet e fituara në ‘Billboard Music Awards’

Drake ka thyer rekordin për çmimet e marra në Billboard Music Awards.

Reperi tashmë ka një total prej 27 çmimeve për emrin e tij. Ai fitoi madje edhe çmimin kryesor të kësaj nate atë të ‘Artisti më i mirë’ duke mposhtur reperen Cardi B, këngëtaren Ariana Grande si dhe Post Malone dhe Travis Scott, transmeton Indeksonline.

Drake ndër të tjerash falënderoi nënë e tij për përpjekjet e vazhdueshme të saj në jetën e tij, përderisa po pranonte një prej çmimeve.

“Pa marrë parasysh se sa kohë më duhej të kuptoj se çfarë doja të bëja, ti je gjithmonë aty për të më dhënë një udhëzim dhe tani jemi të gjithë në këtë udhëtim”, tha ai.

Drake gjithashtu fitoi çmimet si: Artisti më i mirë mashkull, këngëtari më i mirë, artisti më i mirë rap-hip-hop, si dhe për albumin më të mirë e disa të tjerë./Indeksonline/

Në fund keni listën e çmimeve të fituara:

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-6983257/Drake-praises-Arya-Stark-putting-work-Game-Thrones.html