Drake vendos përsëri bast të çuditshëm, radha për ndeshjen Kanada – Maroko
Reperi i njohur kanadez, Drake, ka tërhequr sërish vëmendjen në prag të ndeshjeve të Kupës së Botës, mes Kanadasë dhe Marokut.
Ai ka vendosur një bast në platformën Stake, që ndeshja të fitohet nga Maroko, shkruan IndeskOnline.
Kz veprim i tij ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e kanë cilësuar këtë si një përpjekje për të përdorur të ashtuquajturin “mallkimi i kundërt”.
Sipas këtij besimi të përhapur mes fansave, Drake vendos bast kundër skuadrës që dëshiron të fitojë, pasi reputacioni i tij për baste të pasuksesshme shpesh është kthyer në një meme në internet.
Këtë herë, shumë besojnë se reperi po përpiqet të ndihmojë kombëtaren e Kanadasë, duke venë bast për fitoren e Marokut me shpresën që “mallkimi” të funksionojë edhe një herë dhe Kanadaja të sigurojë kualifikimin./IndeksOnline/
Drake really out here on Stake trying the reverse curse strategy on Morocco so Canada can qualify in the World Cup. pic.twitter.com/KRJuqWDUQy
— Stake.com (@Stake) July 4, 2026

