Drama e Champions vazhdon sonte, katër përballje që pritet të dhurojnë spektakël
Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe natën e sontme.
Katër ndeshje tjera të 1/8-së finales, pritet të dhurojnë spektakel mes skuadrave më të mira të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja mes Real Madridid dhe Manchester Cityt, dy nga skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions, përballen mes vete në ”Santiago Bernabue”, duke filluar nga ora 21:00.
Një tjetër ndeshje e zjarrtë do të jetë mes kampionit në fuqi, PSG-së dhe kampionit të Kupës së Botës për klube, Chelseas, përballje e cila nis në ora 21:00.
Nga ora 18:45, Bayern Leverkusen do të jetë nikoqire e Arsenalit derisa ndeshja tjetër e kësaj mbremje zhvillohet mes Bodo/Glimt dhe Sporting Lisbonës, nga ora 21:00./IndeksOnline/

