75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 27 Janar 2026 / AR

Drama e familjes, Victoria ka veç tri fjalë për djalin

Victoria Beckham ka ngjallur shqetësim pasi ndau një postim emocional në Instagram, ndërsa marrëdhënia e saj me djalin e madh Brooklyn Beckham është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Grindja u përshkallëzua pasi Brooklyn bëri akuza kundër nënës së tij, duke pretenduar se ajo u soll “në mënyrë të papërshtatshme” në dasmën e tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i Viktorias u nxit nga vlerësimi i saj me çmimin francez Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres nga Ministrja e Kulturës Rachida Dati.

Së bashku me fotot nga ceremonia, Viktoria shkroi një shënim falënderimi më të gjatë, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi një mesazh i shkurtër me vetëm tre fjalë “familja është gjithçka”, të cilin shumë e interpretuan si një mesazh të drejtpërdrejtë dhe një thirrje për Brooklyn-in.

Ky ishte mesazh i shkurtër që shkaktoi reagime dhe spekulime të shumta./Indeksonline/