17:30 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Drama e re nga Antonela: Më pëlqen Valoni, e xhelozoj Beniadën

Që kur hyri në ‘BBV’ është kujdesur që t’i bëj lëmsh banorët me deklaratat e saj.

Edhe sot, teksa ushqeheshin, Antonela ra në qendër të vëmendjes me fjalët e saj, shkruan Indeksonline.

Gjatë diskutimit ajo u shpreh se ka një pëlqim për Valonin dhe që po e xhelozon Beniadën që qëndron afër tij.

Ndërkohë, Beniada iu përgjigj duke i thënë mos xhelozo, thjeshtë tregoi dhe shprehu tek Valoni./Indeksonline/