75 Mall Live Search
18:35 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / AR

Drama “Gërrdia” vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë së shpejti premierën e radhës, dramën “Gërrdia”, vepër fituese e konkursit të dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi” 2023, me autor Astrit Kabashi.

“Gërrdia” është një dramë bashkëkohore që shpalos rrënimin e brendshëm të individit, identitetin e krisur dhe peshën e rëndë të rutinës mbi jetën e personazhit kryesor, Lekës. Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe një ndërtimi emocional intensiv, shfaqja sjell në skenë një realitet të ashpër, por njëkohësisht të brishtë dhe thellësisht njerëzor.

Autor dhe regjisor i shfaqjes është Astrit Kabashi, ndërsa në role luajnë aktorët Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena.

Me tematikë aktuale dhe qasje skenike të guximshme, “Gërrdia” pritet të pasurojë repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të ngjallë reflektim mbi krizën e identitetit dhe përditshmërinë e individit në shoqërinë moderne.