75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Drama në politikën kosovare, liderët e koalicionit shkojnë te Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në Presidencë.

Burime te Indeksonline mësojnë se liderët e partive në pushtet janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit bashkë dhe duke shkruar drejt zyrës së presidentit Thaçi.

Për të marrë pjesë në këtë takim, Fatmir Limaj ka anuluar takimin me delegacionin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Kujtojmë që në mëngjes në ndërtesën e Kuvendit janë takuar liderët e partive në pushtet pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj e kryeparlamentarin Veseli.

Këto takime vijnë pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës./Indeksonline/