75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / MSH

Drama qe s’merr fund, Wanda Nara dhe Mauro Icardi përsëri drejt divorcit

Nëse menduat se marrëdhënia e Wanda Narës dhe Mauro Icardi ka gjetur qetësi, gaboheni!

Pak ditë më parë Wanda Nara theu heshtjen dhe bëri të qartë se është ndarë nga Mauro Icardi.

“Mund t’i thuash ekipit tënd të mos flasë kaq shumë marrëzi”, ishte mesazhi i parë që Wanda i dërgoi Venturas, e mërzitur nga numri i madh i spekulimeve që anëtarët e emisionit bënë për ndarjen.

Dhe më pas erdhi konfirmimi: “Jam ndarë”.

Më pas, në një mesazh tjetër, Wanda shpjegoi pse, pavarësisht krizave, ajo vazhdoi lidhjen me Icardin.

“Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë…”, tha ajo.

Mediat në Argjentinë duket se janë tashmë të sigurta, duke thënë se modelja ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasarayt.

Kjo nuk është hera e parë që të dy ata po kalojnë krisje në marrëdhënie.

Në vitin 2021, ata u bënë pjesë e një skandali, me modelen China Suarez që tregoi se kishte kryer marrëdhënie me Icardin ndërkohë që ai ishte i martuar me Wandën.

Po ashtu, në vitin 2022, modelja kërkoi divorcin nga sulmuesi, duke marrë të pestë fëmijët e saj dhe duke u larguar drejt Argjentinës, ndërkohë që ai po bëhej gati për transferimin në Turqi, por gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe ata u rikthyen sërish bashkë.