75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / AR

Dramat e ‘BBVA’, tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin

Tezja e Selin Bollatit ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ka komentuar eksperiencën e mbesës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe raportin e saj me Armir Shahinin. Ajo ka shpjeguar se Selin është një vajzë e çiltër, e cila hyri në këtë lojë pa asnjë lloj plani dhe se nuk di të përdorë strategji të komplikuara. “Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq,” tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies së mundshme mes Selin dhe Mirit, tezja e saj ka qenë kategorike. Ajo ka shpjeguar se Selin është rritur në një familje të dashur dhe të fortë dhe ka mohuar thashethemet për një lidhje romantike me Mirin, duke thënë: “Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe.” Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ekzistojë asnjë ndjenjë të tillë për babanë e saj dhe ka shtuar: “Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra, sepse kjo është një gjë që duhet të shuhet.”

Tezja e Selin ka kërkuar që spekulimet për një mundësi të tillë të ndalen dhe ka theksuar se kjo është diçka që duhet të mbyllet menjëherë, duke theksuar se babai i Selin është 47 vjeç dhe nuk mund të ketë ndjenja të tilla.

“Nuk mundet Selin të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë”.