75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dramatike ngjarja në SHBA, ministri serb thotë se në pikën e 10 kërkohet njohja e Kosovës

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i është vënë përpara një letër me 16 pika, ku e 10-ta prej tyre kërkon njohjen reciproke mes Kosvoës dhe Serbisë.

Ai në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë tha se kjo gjë i ka befasuar, pasi që nuk kanë pritur të trajtohen edhe çështjet politike.

“Kemi pranuar një letër, që është më e vështira qëkur kemi nisur bisedimet pe Prishtinën. Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke. Nga 20 njerëzit në bisedime, jo vetëm shqiptarët, në çdo fjalë tonë ka reagime agresive”, ka thënë Mali.

Siniša Mali - Ministry of Finance
Image