75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dramatike! Pamje të reja, si u shemb banesa e familjes Lala në zonën e ish-kënetës

Pamje të reja  janë publikuar nga shembja e dytë e banesës 4 katëshe të familjes Lala në zonën e ish Kënetës në Durrës.

Fillimisht ndërtesa është shembur nga tërmeti i rënë në orët e para të mëngjesit, por më pas teksa punimet vijonin banesa ka pësuar një shembje të dytë si pasojë e lëkundjeve të tjera sizmike.

Kjo shembje e dytë mund të ketë qenë fatale për anëtarët e familjes Lala, pasi edhe pse vijojnë gërmimet për nxjerrjen e trupave të tyre asnjë nuk përgjigjet e ka pak mundësi jete.