75 Mall Live Search
10:34 / E Hënë, 20 Maj 2024 / AR

Dramë e re/ Ben Affleck-u e vë unazën e martesës

Aktori Ben Affleck është parë me unazën e martesës në gishtë. Ky veprim erdhi pasi ditën e shtunë ai u shfaq pa unazë.

TMZ-ja kishte publikuar disa fotografi ku shfaqej Affleck-u në makinë pa unazë, transmeton Indeksonline.

Ky fakt dukej se ishte “vulë” që martesa midis Affleck-ut dhe Lopez-it kishte marrë fund.

Tani që e ka vendosur sërish, duket sipas TMZ-së se aktori thjesht e ka harruar at ditë ta vendosë.

Dyshja nuk ka thënë asgjë për këtë veprim.

Ata u martuan në verën e vitit 2022, ndërsa ishin në lidhje prej 2002-s deri më 2004./Indeksonline/