Dramë e re në setin filmik Rust/ Një anëtar i ekipit kafshohet nga një merimangë helmuese

Duket se një ‘mallkim’ ka renë mbi filmin ‘Rust’.
Një anëtar i këtij filmi është kafshuar nga një merimangë helmuese dhe ka frikë për helmim të rrezikshëm të krahut, transmeton Indeksonline.
Kjo erdhi pasi dy javë më parë, një kamermane u vra në xhirime pasi u qëllua me plumb.
Jason Miller, përgjegjës për vendosjen dhe ç’montimin e ndriçimit tha se u kafshua nga merimangë helmuese.
Pas disa ditëve, Miller kishte disa simptoma duket mos e ndjerë krahun, e që sipas Sky News, indi i lëkurës i ka vdekur.
“Jason është shtruar në spital dhe ka pasur disa operacione. Mjekët po bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij”, tha një burim i afërt me aktorin./Indeksonline/