16:03 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Dramë e vërtetë në “Riza Lushta”, Trepça’89 e “gjunjëzon” Ismet “BABËN”

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimin mirë e filluan Ballkani, ku shënuan në minutën e 30’të përmes Gripshit, pastaj vazhduan me Krasniqi në minutën e 47’të, shkruan IndeksOnline



Por me të filluar pjesa e dytë, djelmoshat e Ismet Munishit shënuan edhe golin e tretë me Dakun në minutën e 55’të takimit.


Por, Trepça nuk u ndal për asnjë çast, pjesa e dytë ishte totalisht e tyre, ku shënuan plotë 4 gola për ta gjunjëzuar kështu Ballkanin në 4:3.

Golat për Trepçën’89 i realizuan Bizzmark minuta e (64’).

Rilind Namani (76).



Bizzmark ishte përsëri aty, për të barazuar shifrat në 3:3 në minutën e (83’).


Ndërkaq, fitoren Trepçës’89 ia dhuroi Bizzmark në minutat shtes të takimit. /IndeksOnline/