15:45 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Dramë me tërheqjen e rusëve nga Khersoni, disa maskohen si civilë, të tjerët u mbytën në lumë

Rusia njoftoi përfundimin e tërheqjes së trupave të saj nga qyteti strategjik Kherson në Ukrainën jugore ditën e sotme, me një zyrtar lokal që tha se ukrainasit kishin ngritur flamurin, por se shumë ushtarë rusë nuk kishin arritur të shpëtonin.

Serhi Khlan, një anëtar i Këshillit Rajonal të Khersonit, tha se shumë ushtarë rusë kishin ndryshuar uniformat e tyre ushtarake me rrobat e civilëve dhe po përpiqeshin të fshiheshin, ndërsa disa të tjerë u mbyrtën në lumë.

Qyteti është pothuajse tërësisht nën kontrollin e forcave ukrainase, tha ai. Ai këshilloi banorët të qëndrojnë brenda, ndërkohë që po kryhen kërkimet për të gjetur ushtarët rusë që mund të kenë mbetur.