Dramë në ajër në një fluturim të “Boeingut 777” nga Londra, 280 persona të bllokuar në mes të Siberisë

Një fluturim i “Air China”-s nga Heathrow për në Pekin të mërkurën në mbrëmje u detyrua të bënte një ulje emergjente në Rusi për shkak të një defekti në motor. “Boeingu 777” me 280 pasagjerë dhe ekuipazh në bord u ul në orën 8:17 të mëngjesit sipas orës lokale në qytetin siberian të Nizhnevartovsk.
Aeroplani hasi probleme teknike në ajër, mbi hapësirën ajrore ruse dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin e madh që përpiqet të lëvizë në pistë.
Sipas informacioneve fillestare, ka pasur një defekt në njërin prej motorëve.
🇬🇧🇨🇳🇷🇺 A Boeing airplane flying the London — Beijing route made an emergency landing in Nizhnevartovsk.
— Lord Bebo (@MyLordBebo) August 26, 2025
“The Air China flight from Beijing to London decided to land at a reserve airfield in Russia due to a malfunction of one of the engines” — Rosaviatsia, Russians aviation… pic.twitter.com/xjBc6a2llT
“Aeroporti ishte në gatishmëri të lartë për shkak të mbërritjes së paplanifikuar të një avioni kaq të madh. Nuk ndodh shpesh që një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar të ulej këtu. Por ata shpejt u organizuan. Çfarë do të ndodhë më pas nuk dihet ende. Me shumë mundësi, “Air China” do të dërgojë një aeroplan zëvendësues me teknikë dhe pjesë këmbimi, sepse riparuesit vendës nuk mund ta riparojnë një avion kaq të madh”, tha një dëshmitar okular për gazetën ruse Baza.
Nizhnevartovsk ndodhet 2,300 kilometra në lindje të Moskës dhe ka kapacitet të kufizuar për të akomoduar kaq shumë pasagjerë.
Sipas informacionit në dispozicion, pilotët vendosën të uleshin në Nizhnevartovsk sepse kushtet e motit ishin të favorshme dhe pista atje është mjaftueshëm e gjatë për të akomoduar në mënyrë të sigurt një avion me trup të gjerë si një “Boeing 777”./Indeksonline/
Passengers on the London–Beijing flight that made an emergency landing in Nizhnevartovsk (Russia) have been sitting on the plane for more than three hours.
— Russian Market (@runews) August 26, 2025
The Air China Boeing 777-39L(ER) landed in the Russian city after one of its engines failed. According to the outlet Baza,… pic.twitter.com/MM4aT4hCNX