Dramë në BBVA: Miri kërkon nga avokati i tij të ngre padi ndaj Kejsit
Spektakli i sontëm në Big Brother VIP Abania ka nisur me një debat të nxehtë ndërmjet Mirit dhe Kejsit.
Ky i pari ftoi përfaqësuesit ligjorë të tij që të ngrenë padi ndaj Kejsit – për shpifje, shkruan IndeksOnline.
Sips Mirit, Kejsi ka disa ditë që hedh akuza të pabaza dhe e bullizon atë, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.
Këtë e ka kundërshtuar Kejsi, duke thënë se Miri ka përdorur fjalë shumë më të ashpra në bisedë me të, por që nuk e ka nxjerrë jashtë kontekstit./IndeksOnline/

