16:43 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

Dramë në “Camp Nou”, tri gola për 20 minuta

Barcelona është duke fituar me rezultat 2-1 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e javës së 23-të të La Ligës.

Atletico kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Carrasco në minutën e tetë.

Barcelona u rikthye në lojë me dy gola të tjerë.

Fillimisht shënoi Alba në minutën e 10–të e më pas edhe Gavi në minutën e 21-të. /IndeksOnline/