75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 12 Mars 2024 / MSH

Dramë në “Emirates”, fatin e Arsenalit dhe Portos e vendosin penaltitë

Minutat e rregulltë e as loja shtesë nuk ka nxjerrë një fitues në duelin Arsenal-Porto në 1/16-tën në Champions League.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 41-të me Trossard, për të çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1, pasi Porto kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi.

Ndonëse të dy ekipet tentuan për gol në dy 15 minutësha shtesë, asnjëra nuk arriti të kalojë në epërsi, raporton Indeksonline.

Fati i ekipeve tani mbetet në “mëshirën” e penaltive./Indeksonline/