75 Mall Live Search
19:58 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / Gj. Sh

“Dramë” në finalen e Kupës, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Një dramë e madhe po zhvillohet në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Bashkimit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të ngushtë të skuadrës mitrovicase, me rezultat 42-41.

Basketbollisti i Bashkimit, Wendell Green shkëlqeu në njëzet minutat e parë, duke shënuar plot 23 pikë.

Te Trepça u dallua Michael Green, me 12 pikë, ndërsa Mikael Tmusic shënoi 11 sosh./IndeksOnline/