75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Dramë në fund, Atletico shpëton/ Merr tre pikë të rëndësishme në luftë për titull

Skuadra e Atletico Madrid është rikthyer te fitorja pas humbjes nga Bilbao javën e kaluar.

Në xhiron e 34-të të La Ligas, ekipi i drejtuar nga Diego Simeone fitoi minimalisht 1 me 0 kundër Elches, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Llorente në minutën e 23’të.

Në fund të ndeshjes, skuadra e Elches fitoi një penallti, por nuk arriti të shënonte anësori, Fidel.

Me fitore, Atletico Madrid vazhdon kryesimin e La Ligas me 76 pikë, pesë më shumë se Real Madrid dhe Barcelona (71) që kanë nga një ndeshje më pak./IndeksOnline/