Dramë në fund, Prishtina fiton ndaj Borës

Në një ndeshje me shumë emocione e dramë deri në fund, Sigal Prishtina arriti fitore ndaj Borës me rezultat 86:83 (24:19, 18:22, 23:22, 21:20), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë deri në sekondat e fundit. Prishtina kishte epërsi 75:65, por Bora nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë në të mirë të saj, 78:81, duke bërë që fituesi të vendosej në fund. Bora ishte duke fituar 80:83, por në momentet vendimtare, Sigal Prishtina ishte më e vëmendshme, me gjashtë pikë radhazi për fitoren 86:83.
Te vendasit u dalluan Ricky Tarrant me 25 pikë e pesë asistime dhe Rashid Mahalbashiq me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Desmond Cambridge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Adem Mekiq me 17 pikë e tetë kërcime.
Sigal Prishtina ka tetë fitore e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e 11 humbje.
