75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / Gj. Sh

Dramë në fundin e ndeshjes Ferizaji-Drenica, përfundon me barazim

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës.

Mysafirët ishin në epërsi që nga pjesa e parë e ndeshjes me golin e Agim Zekës, shkruan IndeksOnline.

Një dramë e madhe u zhvillua në fundin e ndeshjes.

Ferizaji pasi arriti ta barazoj rezultatin me Gentrit Halin në minutën e 87-të.

Vendasit kishin mundësi të mira edhe për ta përmbysur rezultatin, por që në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë.

Pas kësaj ndeshje Drenica renditet në vendin e pestë në tabelë me 17 pikë, ndërsa Ferizaji është në vendin e fundit me 8 pikë./IndeksOnline/