75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / C E

“Dramë” në fundin e ndeshjes, Roma e Milan ndajnë pikët

Pa fitues ka përfunduar derbi në mes të Romës dhe Milanit në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

Pjesa më interesante e ndeshjes ishin minutat shtesë, ku edhe u shënuan të dy golat.

Fillimisht shënoi Abraham për epërsinë e vendasve në minutën e tretë shtesë.

Ndërkohë golin e barazimit e shënoi Saelemaekers në minutën e shtatë shtesë.

Pas këtij barazimi, Milani është në vendin e katërt me 57 pikë, aq sa ka edhe Roma dhe dy pikë më pak se Juventus. /IndeksOnline/