14:15 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / B O

Dramë në Greqi, shteti kërkon mjekë privatë për të luftuar koronavirusin: Ua japim nga 2.000 euro pagë

Greqia është duke u përballur me një situatë dramatike sa i përket përballjes me pandeminë. Numri i të prekurve dhe të vdekurve mbetet i lartë pavarësisht mbylljes, që ka aplikuar Qeveria në zona të gjera.

Nisur nga situata e krijuar, Minsitria e Shëndetësisë, ka apeluar për ndihmë nga mjekët privatë që t’i bashkohen skuadrës së spitaleve publike për të luftuar koronavirusin.

Iniciativa që i është kërkuar doktorëve duhet të merret parasysh, pasi bëhet fjalë për një rrogë mujore prej 2 mijë eurosh dhe veç kësaj ata do të jenë të përjashtuar nga taksat.

Në një betejë të pabarabartë që po zhvillohet vazhdimisht prej një viti tashmë, mjekët e privatit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë, sipas asaj që thekson ministria.