75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Dramë në ”Karagaç”, Peja fiton ndeshjen e parë ndaj Prishtinës në Kupën e Kosovës

Peja është një hap larg gjysëmfinales së Kupës së Kosovës.

Verdhezinjtë para tifozëve vendas në palestrën ”Karagaçi”, fituan derbin ndaj Prishtinës, me rezultar 74-71, shkruan IndeksOnline.

Tristan Ikpe i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, duke shënuar 23 pikë.

Te Prishtina u dallua Josh Nzeakor, me 22 pikë.

Skuadra e cila shënon dy fitore, kalon në gjysmë, finale, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Prishtinë./IndeksOnline/