75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

”Dramë” në minutat e fundit, Interi shënon fitore ndaj Veronas

Interi e ka nisur me fitore vitin 2024.

Zikaltërit shënuan fitore si nikoqire e Veronas, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Inzaghit e mbylli pjesën e paë në epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Lautaro Martinez, në minutën e 13-të.

Verona arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 84-të, me golin e shënuar nga Thomas Henry.

Interi riktheu epërsinë në minutat shtetsë të ndeshjes, kur Frattesi shënoi në 90+4.

Mysafirët kishin një mundësi të artë në minutat në vazhdim, por Henry dështoi të shënonte nga penalltia në 90+10.

Inter vazhdon të jetë lider i Serie A, me 48 pikë, ndërsa Verona është në vendin e 18-të, me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/