19:56 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

”Dramë” në Mitrovicë, mbyllet me barazim pjesa e parë e finales Trepça – Golden Eagle Ylli

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të play-offit të Superligës në Basketboll, mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Në palestrën ”Minatori” po zhvillohet një dramë e madhe, ku pjesa e parë u mbyll me barazim 30-30.

Kujtojmë që fituesi i sontëm shpallet Kampion i Kosovës, pasi seria e ndeshjeve finale është e barabartë 2-2./IndeksOnline/