“Dramë” në Mitrovicë, Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës në sekondin e fundit

Prishtina e ka fituar derbin ndaj Trepçës, ndeshje kjo e javës së 18-të në Superligën e basketbollit kosovar.
Një ”dramë” e madhe u zhvillua në palestrën ”minatori” në Mitrovicë, ku “bardhekaltërit” triumfuan në sekondat e fundit, me rezultat 86-88, shkruan IndeksOnline.
Tyrrel Tate i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, me 24 pikë të shënuar.
Te Trepça u dalluan Tekele Cotton dhe Drilon Hajrizi me nga 21 pikë./IndeksOnline/