”Dramë” në Mitrovicë, Trepça pëson humbje nga PAOK-u në momentin e fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi sonte në përballjen me PAOK-un, ndeshje e vlefshme për FIBA Europe Cup.
Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77.
Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje.


