75 Mall Live Search
22:41 / E Premte, 23 Gusht 2024 / C E

Dramë në ndeshjen hapëse të Bundesligës, Xhaka e Wirtz po e bëjnë ligjin te Leverkusen

Bayern Leverkusen e ka filluar me fitore sezinin e ri të Bundesligës.

Skuadra e Xabi Alonsos ka fituar si mysafir të Monchengladbach me rezultat 2-3, shkruan Indeksonline.

Leverkusen krijoi epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me Supergolin e Granit Xhakës në minutën e 12-të dhe të Wirtz në minutën e 38-të.

Vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar rezultatin, fillimisht me golin e Elvedi në minutën e 59-të e më pas edhe të Kleindienst në minutën e 85-të.

Leverkusen fitoi falë 10 minutave shtesë, ku arritën të realizojnë në minutën e 11-të nga pika e pardhë. Wirtz ishte realizatori.

Kampionët në fuqi të Bundesligës e fillojnë aty ku e lan në vitin e kaluar në luftën për të mbrojtur titullin kampion. /IndeksOnline/