Dramë në ndeshjen Islanda-Anglia, dy penalti në minutat e fundit, dy kartonë të kuq por vetëm një fitues

Ka mbaruar ndeshja Islandë-Angli, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Edhe pse Anglia ishte favorit në letër, nuk e pati aspak të lehtë në fushë. “Tre Luanët” arritën të fitonin 0:1, transmeton Indeksonline.
Golin e shënoj Sterling në minutën e 91-të nga pika e bardhë. Në minutën e 93-të, Islanda humbi një penalti, duke ja dhuruar kështu fitoren anglezëve.
Nga minuta e 70-të, Anglia ishte me një futbollist më pak, pasi Walker u ndëshkuar me karton të kuq.
Kurse në minutën e 89-të, Ingason i Islandës u ndëshkua me karton të kuq pas prekjes me dorë./Indeksonline/