22:18 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Dramë në ndeshjen Peja – Bashkimi, prizrenasit përmbysin rezultatin dhe sigurojnë gjysëmfinalen

Skuadra e Bashkimit ka kaluar në gjysëmfinale të Superkupës së Kosovës.

Prizrenasit mposhtën KB Pejën e rezultat 73-69, shkruan IndeksOnline.

Interesante është fakti se Peja ishte në epërsi qysh nga fillimi i ndeshjes, ndërsa Bashkimi përmbysi rezultatin vetëm pak sekonda para përfundimit.

Bashkimi për herë të parë kaloi në epërsi në këtë takim kur rezultati shënonte 71-69, ndërsa shënoi edhe dy pikë tjera për të siguruar fitoren.

Në gjysëmfinale bashkimi do të përballet me skuadrën e Trepçës./IndeksOnline/