75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Dramë në ”Old Trafford”, Sevilla merr një barazim ndaj Manchester United

Një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit në ”Old Trafford”.

Skuadra e Sevillas ka shënuar dy gola të në fund të ndeshjes dhe ka marr një barazim 2-2 ndaj Manchester United në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, shkruan IndeksOnline.

”Djajtë e Kuq” kishin epërsinë e dy golave qysh nga pjesa e parë, me dy golat e shënuar nga Marcel Sabitzer në minutat 14 dhe 21.

Por United nuk arriti ta mbante këtë epërsi, duke pësuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Në të rëndë këtë barzim e bën fakti se ishin dy autogola, një nga Malacia në minutën e 84-të dhe ai i Maguire në 90+3.

Ky është një barazim tepër i vlefshëm për Sevillan para ndeshjes së kthimit e cila zhvillohet javen e ardhshme në Spanjë./IndeksOnline/