75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Gj. Sh

”Dramë” në Pallatin e Rinisë”/ Prishtina fiton ”betejën” e parë çerekfinale ndaj Vëllaznimit

Prishtina e ka fituar përballjen e parë çerekfinale ndaj Vëllaznimit, të play-offit të Superligës.

Rezultati përfundimtar në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, ishte 71-69, shkruan IndeksOnline.

Jericole Hellems i Vëllaznimit ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 20 pikë të shënuara.

Te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Daniel Lekndreaj, me 18 pikë.

Skuadra gjysëmfinaliste mund të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet me 12 prill në qytetin e Gjakovës./IndeksOnline/