75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / OSH

Dramë në Prishtinë, KB Peja kualifikohet në gjysëm-finale

KB Peja ka mposhtur ekipin e Prishtinës në çerek-finale të Superkupës së Kosovës, me rezultat 83 – 76.

Në një ndeshje mjaft të luftuar pejanët arritën të fitonin takimin pasi disa sekonda para se të përfundonte ishin vetëm 1 pikë epërsi, megjithatë e menaxhuan situatën në sekondat vendimtare.

Peja në gjysëm-finale takohet me KB Prizreni 16.