75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dramë në qiellin e Bangladeshit, personi i armatosur kërcënon të hedhë në ajër aeroplanin

Një fluturim i që shkonte nga Bangladeshi në Dubai u detyrua të bënte ulje emergjente pasi një pasagjer u përpoq ta rrëmbente aeeroplanin duke sulmuar me armë kabinën.

Fluturimi Biman Bagladesh Airlines BG 146, i cili ishte në rrugën e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nga Dhaka, ishte i rrethuar nga autoritetet ndërsa ai u ulë në aeroportin ndërkombëtar Shah Amanat në qytetin bregdetar të Bangladeshit, Chittagong.

Të gjithë 142 udhëtarët zbritën nga fluturimi në mënyrë të sigurt.

Ushtria dhe oficerët e policisë kanë rrethuar avionin dhe po bisedojnë me rrëmbyesin e dyshuar.

Mofid u tha gazetarëve se rrëmbyesja pretendonte se kishte një pistoletë, por që tash është ishte marrë në paraburgim dhe po merret në pyetje.

Ushtria, marina dhe policia e elitës ishin të gatshëm për ndërhyrje pas uljës së avionit.

Shefi i aviacionit civil të vendit Nayeem Hasan më herët tha se i dyshuari kishte pohuar se kishte një bombë./Indeksonline/