Dramë në “Stamford Bridge”, penallti, kartonë të kuq dhe tetë gola të shënuar
Chelsea dhe Ajax kanë barazuar me rezultat 4-4 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një ndeshje shumë interesante me shumë gola, autogola, kartona të kuq dhe me rikthime.
Golat për Ajaxin i shënuan Abraham (autogol 2′), Promes (20′), Kepa (autogol 35′) dhe Van der Beek (55′).
Ndërsa për Chelsean golat i shënuan dy Jorginho nga penalltia (5′ dhe 71′), Azpilicueta (63′) dhe James (74′).
Tri skuadra në grupn H kanë nga 7 pikë, Ajax, Chelsea dhe Valencia ndërsa Lille ka vetëm një pikë. /IndeksOnline/