“Dramë” në Suharekë, Ballkani merr një pikë ndaj Prishtinës në fund të ndeshjes

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 32-të i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Bardhekaltërit kishin epërsinë që nga pjesa e parë kur Shefit Shefiti shënoi në minutën e 45+3.
Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje interesante me të dyja skuadrat që kërkonin në vazhdimësi golin.
Ishte skuadra e Ballkanit ajo e cila ia doli të ketë sukses duke barazuar rezultatin në 90+5 me golin e Albion Rrahmanit.
Ky barazim mund ti kushtoj Ballkanit me humbje të titullit, pasi renditet në vendin e dytë me 63 pikë, tre më pak se skuadra e Dritës.
Në anen tjetër prishtina mbetet në vendin e katërt me 43 pikë./IndeksOnline/