”Dramë” në Suharekë, Prishtina ja merr fitoren nga duart Ballkanit në frymën e fundit

Ballkani ka lëshuar fitoren nga duart pak sekonda pa përfunduar ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi, barazoi në shtëpi me skuadrën e Prishtinës me rezultat 1-1, në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e 14-të, shkruan IndeksOnline.
Ballkani ishte në epërsi qysh nga minuta e 11-të, me golin e shënuar nga kapiteni Edvin Kuc.
Në fund të ndeshjes Prishtina arriti të barazonte rezultatin me sulmuesin Kreshnik Uka, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën 90+7.
Ballkani e mbyll sezoni dimëror në vendin e dytë me 28 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Dritës.
Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e tretë me 27 pikë./IndeksOnline/