”Dramë”, përmbysje rezultatesh dhe spektakel golash në ”Stamford Bridge”, Chelsea fiton derbin ndaj United

Plot shtatë gola janë shënuar në derbin e javës së 31-të të Premierligës, mes Chelseas dhe Manchester United.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Stamford Bridge”, ishte 4-3 për skuadrën e Chelseas, shkruan IndeksOnline.
Blutë e Londrës kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e kartë, me golin e Conor Gallagher.
Cole Palmer dyfishoi epërsinë e CHelseas në minutën e 19-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Alejandro Gernacho ngushtoi rezultatin në minutën e 34-të, derisa pesë minuta më vonë, Bruno Fernandes barazoi shifrat në 2-2.
Gernacho me golin e dytë pesonal, i dha epërsinë Manchester Unitedit në minutën e 67-të.
Skuadra e Chelseas nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.
Palmer u tregua përsëri i sakt nga penalltia në minutën 90+10, derisa e kompletoi hat-trickun në 90+11.
Me këtë fitore Chelsea ngritet në vendin e 10-të në tabelë me 43 pikë, derisa Manchester United mbetet në pozitën e gjashtë me 48 pikë./IndeksOnline/