75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Dramë përtej drame, mbyllet me barazim ndeshja e vitit në Premierligë

Sonte padyshim është zhvilluar ndeshja e vitit në Premierligë.

Në “Old Trafford”, ndeshja Manchester United-Bournemouth u mbyll me rezultat 4-4, duke prodhuar dramë në çdo minutë të lojës.

Golat për “Djajtë e Kuq”, i shënoi Diallo, Casemiro, Bruno dhe Cunha ndërsa për Bournemouthin realizoi Semenyo, Evanilson, Tavernier dhe Kroupi.

Manchester United, mbetet në pozitën e 6-të ku ka 26 pikë, ndërsa Bournemouth në pozitën e 13-të me 21 të tilla./IndeksOnline/