Drejt finalizimit, Muharremaj njofton fundin e rrugës së shumëpritur në Suharekë

Bali Muharremaj ka njoftuar se rruga unazore e cila e lidhë qytetin e Suharekës, fshatrat e Sopijë e Shirokë, është drejt finalizimit.
I pari i komunës ka dalur në terren për të ndjekur punimet nga ku edhe ka dhënë këtë njoftim.
Finalizimin e kësaj rruge, Muharremaj e kishte premtuar edhe gjatë fushatës duke thënë se është çështje ditësh përfundimi i punimeve në këtë rrugë./Indeksonline/