75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

“Drejt fitores në Oscars”, MPJD kërkon përkrahje për filmin ‘Zgjoi’

Nesër do të filloj votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat në ‘Oscars 2022’.

Kosova për herë të parë edhe në listën e ngushtë për të siguruar një nominim, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka bërë një kërkesë që ta përkrahin dhe promovojnë filmin drejt fitores në Oscars.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë e bashkëatdhetarë kudo që jeni nëpër botë.

Nesër fillon votimi zyrtar për nominimet Oscar nga Akademia Amerikane e Filmit.

Republika e Kosovës, për herë të parë është në listën e ngushtë për të fituar një nominim me filmin e jashtëzakonshëm HIVE.

Andaj ju ftojmë që ta shpërndani këtë cover të filmit HIVE, për ta përkrahur dhe promovuar bashkë filmin tonë drejt fitores në Oscars!

Bashkë mund t’ia dalim”./Indeksonline/