75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

“Drejt për drejt nga rruga”, njihuni me reperin nga Prizreni

Reperi që vjen nga jugu i Kosovës shihet të jetë tejet i talentuar në krijimtarinë muzikore.

Këtë krijimtari ai e prodhon duke lansuar muzikën e tij të zhanrit Hip Hop me llojin e stilit “freestyle”.

Në brendësi të tekstit e përmes rreshtave, ai ka shpalosur shumë gjëra në muzikë që kanë të bëjnë me jetën e një të riu në Kosovë.

Tekstet e tij janë tejet brutale dhe veçohet të përmendet fakti që ka shumë metafora.

Adriatic shihet të jetë premtues i muzikës Hip Hop.

Kjo gjë mund të shihet e të vërtetohet edhe nga projekti i tiji fundit që u publikua këtë të shtunë, ndërsa ju ftojmë ta dëgjoni atë.