Në përfundim “New Born 13” që i dedikohet luftës së drejtë çlirimtare

Monumenti i njohur “New Born” në Prishtinë, disenji i të cilit për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës është në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare, tashmë është drejt përfundimit, shkruan Indeksonline.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se qytetarët e kanë mbushur monumentin me shenjat e duarve të tyre, të cilat simbolizojnë përkrahjen për luftën e UÇK-së.

“Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, është momenti i fundit që të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë botës se paqen e prumë të gjithë ne, me shumë sakrificë”, u shpreh ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.


