75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Drejt Superligës, Prishtina e Re fiton minimalisht ndaj Kek-ut

Prishtina e Re ka shënuar fitore të madhe në javën e 23-të në Ligën e Partë të futbollit kosovar.

Ekipi nga Hajvalia mposhti minimalisht Kek-un, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Abdoul Razack Bachare në minutën e katërt të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, pesë më shumë se vendi i dytë, Vushtrria – që ka në ndeshje më pak./Indeksonline/