75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Drejtoresha e Endokrinologjisë në QKUK rezulton negativ në testin e dytë për koronavirus

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Venera Berisha-Muharremi, ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë informacion e kanë konfirmuar burime të Gazetës Sinjali brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kujtojmë se në testimin e parë për Covid-19, drejtoresha e Endokrinologjisë Berisha-Muharremi kishte rezultuar pozitiv.

Megjithatë, ajo kishte bërë të ditur se nuk ka asnjë shenjë klinike.

Për çështje sigurie, pas rezultatit të parë të testimit, Berisha-Muharremi ka thënë se është testuar i gjithë stafi i kësaj klinike.